Para për të afërmit dhe investime në Shqipëri! Rriten remitancat në 3-mujorin e parë, arrijnë 251 mln euro

Para për të afërmit dhe investime në Shqipëri! Rriten remitancat në 3-mujorin e parë, arrijnë 251 mln euro

Më shumë emigrantë jashtë vendit, por edhe më tepër remitanca. Shqiptarët në 3 muajt e parë të vitit dërguan drejt familjeve të tyre 251 milionë euro, nga 242 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2024, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Varësia nga remitancat, e rritur nga viti në vit, ka bërë që këto familje – kryesisht pensionistët – ta përdorin si një burim kryesor të të ardhurave. Por ndonëse sasia është rritur ndjeshëm, shqiptarët po përfitojnë më pak se vite më parë, pasi zhvlerësimi i valutës ka bërë që 1 euro të këmbehet për vetëm 85 lekë....
Burimi: Top-Channel.tv