“Para, biznese dhe sende luksi”, SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

“Para, biznese dhe sende luksi”, SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H. Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave...