“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, hodhi poshtë pretendimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ka siguruar paqen në Gaza, duke thënë se asnjë korridor humanitar nuk ishte rihapur në enklavë pavarësisht paqes së shpallur. Në fjalimin e tij të fundit në Kombet e Bashkuara para se të largohet nga detyra vitin e ardhshëm, Macron përsëriti mbrojtjen e tij për zgjidhjen me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët. Sipas tij bota po dëshmonte një spektakël që duhet t’i turpërojë të gjithë, duke kritikuar portretizimin e planit të tij të paqes në Gaza nga Trump si një triumf diplomatik. Ai foli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara disa orë pasi Trump nga e njëjta foltore, kishte përshëndetur planin e tij të paqes në Gaza...
Burimi:
javanews.al