Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Papës iu dha lamtumira e fundit, Meloni: Dëshmi e jashtëzakonshme e efikasitetit! Ditë historike për gjithë botën
👁6027
Rreth 400 mijë njerëz morën pjesë në funeralin madhështor të Papa Franceskut, sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë. Pas ceremonisë madhështore mortore në nder të Papa Françeskut, që u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u pasua nga kortezhi solemn në rrugët e Romës deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, reagoi dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila vlerësoi organizimin dhe angazhimin institucional të treguar gjatë kësaj dite historike. “Dua të theksoj përkushtimin e madh dhe efikasitetin e jashtëzakonshëm që u tregua nën koordinimin e Departamentit të Mbrojtjes Civile. Të gjithëve u shpreh falënderimet e qeverisë dhe...