Papa përfundon me sukses operacionin, pezullohen angazhimet e afërta por udhëtimi në Peru mbetet në agjendë
Ndërhyrja kirurgjikale e Atit të Shenjtë për heqjen e një noduli në mushkëri ka përfunduar me sukses të plotë. Lajmi u konfirmua zyrtarisht mbrëmjen e së martës përmes një note nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Ndërhyrja u realizua në kohën dhe mënyrën e parashikuar në Poliklinikën Universitare Agostino Gemelli në Romë, dhe Papa është rikthyer tashmë në dhomën e tij në gjendje të mirë shëndetësore. Noduli në mushkëri u zbulua gjatë kontrolleve mjekësore të rutinës. Sipas burimeve mjekësore, masa ishte plotësisht e izoluar dhe e lokalizuar mirë, çka lehtësoi ndërhyrjen e shpejtë të ekipit të kirurgjisë torakale. Operacioni i ndërlikuar u krye nga ekipi i mjekëve specialistë të udhëhequr nga profesori i njohur Stefano Margaritora. Vetë Papa e kishte njoftuar publikun për...
Burimi:
syri.net