Papa Leone XIV vijon vizitën në Francë, 700 mijë besimtarë marrin pjesë në meshën në Paris
Papa Leone XIV vijon vizitën e tij apostolike në Francë. Në ditën e dytë të qëndrimit në vend, të shtunën më 26 shtator, kreu i Kishës Katolike zhvilloi disa takime në Paris, përpara se të udhëtonte drejt Lourdes, një prej vendeve më të rëndësishme të pelegrinazhit katolik. Gjatë paradites, Papa vizitoi qendrën e pritjes “Maison Bakhita”, ku u takua me komunitetin e migrantëve. Më pas, ai zhvilloi një takim me katekumënët, të rritur që po përgatiten për të marrë sakramentin e pagëzimit. Gjatë takimit në “Maison Bakhita”, Leone XIV iu referua Shën Bakhitës, ish-skllaves sudaneze që u shpall shenjtore, duke vënë në pah rolin e grave në ndërtimin e një “qytetërimi të dashurisë”. Papa falënderoi personat që punojnë në qendër dhe theksoi rëndësinë e krijimit...
Burimi:
ntv.al