Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

Kardinalët katolikë kanë zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, teksa të enjten u pa tym i bardhë duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine disa minuta pas orës 18:00, pas votimit të tretë në konklavë. Tani pritet që bota të kuptojë se kush do të jetë udhëheqësi i 267 i Kishës Katolike dhe çfarë emri do të mbajë gjatë udhëheqjes së tij. Prezantimi i tij me botën do të bëhet nga ballkoni i Vatikanit, kur një nga kardinalët do të thotë fjalët “habemus papam [kemi papën e ri]” dhe më pas udhëheqësi i ri i Kishës Katolike do t’i drejtohet botës. Shumë njerëz panë tymin e parë duke dalë nga oxhaku, teksa janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në dy votimet paraprake gjatë...