Zjarri në Dhërmi, reagon policia: Shkak është bërë një shkëndije elektrike. Në zonë është vendosur perimetri i sigurisë

Zjarri në Dhërmi, reagon policia: Shkak është bërë një shkëndije elektrike. Në zonë është vendosur perimetri i sigurisë

Prej disa orësh një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në lagjen “Kondraq” në Dhërmi.

Për izolimin e flakëve po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake, ndërsa një helikopter po punon nga ajri.
Policia njofton se shkak për rënien e këtij zjarri është bërë një shkëndije elektrike si pasojë e tensionit të lartë në atë lagje.
Në njoftim bëhet me dije se po digjen një sipërfaqe me bimëse të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi