Zjarr në kodrat me bajame dhe ullinj në Berat, flakët izolohen me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Shmanget rreziku për banesat

Zjarr në kodrat me bajame dhe ullinj në Berat, flakët izolohen me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë. Shmanget rreziku për banesat

Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë.

Zjarri, që ka qe në i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame.
Drejt zonës shkuan 18 zjarrfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit prandaj zjarrfikësit punuan fillimisht për eliminimin e rrezikut drejt banesave dhe pastaj për fikjen e vatrave të shumta të përhapura në zonë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit.
Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 hektaresh me shkurre e ferra,100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi