“Zhgënjim”- Dy deputete të Partisë Demokratike tërhiqen nga gara  

“Zhgënjim”- Dy deputete të Partisë Demokratike tërhiqen nga gara  

Dy deputete të Partisë Demokratike, Ilda Dhori dhe Oriela Nebijaj, kanë zgjedhur të mos jenë në garë për të qenë kandidate për ligjvënëse në listat e forcës politike ku bëjnë pjesë.

Dhori, përmes një postimi në Facebook, shprehet se zhgënjyer për mos përfaqësimin e grave nga PD.
“Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM !
Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”….
Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…
Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!
Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!
Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!
Edhe deputetja Oriela Nebijaj, ka reaguar përmes një statusi në Instagram, duke thënë se nuk do të jetë në lista.
“Une kam kerkuar te mos jem ne asnje liste.
As ne Tirane (ne respekt te primareve ) as ne Fier.
Sa per sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat 
Jo si terheqje, por si vendim per ti lene rruge te rinjve dhe zonjave qe e meritoine me shume se une.
Jam dhe do jem me #PD.
Suksese ekipit te fitores”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente