
Zgjedhjet e 11 majit, Meta jep porositë nga qelia: Në lista të hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues! E rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi nga qelia, ka dhënë porositë e tij për zgjedhjet e 11 majit, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar.
Meta foli për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke thënë sePartia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.
Gjithashtu tha se “me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror”.
“Për këtë arsye”, tha ai, “na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.”
“Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë.
Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura.
Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi.
Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen.
Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë.
Suksese dhe punë të mbarë sot dhe në vazhdim!”, tha Meta ndër të tjera.
Mesazhi i plotë nga Ilir Meta:
Të dashur anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë!
Duke ju përshëndetur të gjithëve dhe falenderuar për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, dua t’ju uroj suksese në këtë mbledhje të rëndësishme, ku nuk mund të mungoja as sot.
Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.
Sot kemi aderuar në një koalicion historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe për të hapur një rrugë të re, atë të realizimit të programit tonë konkret, që i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen dhe çiftet e reja, përmes dyfishimit të pensioneve dhe pagave, përmes dyfishimit të mbështetjes për arsimin, me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe të rinjve tanë.
Përmes mbështetjes të jashtëzakonshme të bujqësisë dhe ushqimit si dhe programit tonë të nxitjes të prodhimit vendas dhe investimeve përpunuese dhe prodhuese me qëllim final, shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.
Ky qëllim final, ky prioritet i pestë i programit tonë, Shqipëria Fuqi Eksportuese, është për ne vet Shqipëria Madhështore që do të realizojmë.
Jemi krenarë se 20 vjet më parë, me krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, garantuam jo vetëm rotacionin politik në vend, por edhe ndihmuam në zhbllokimin e Integrimit Europian të vendit.
Ne do të jemi edhe më krenarë në 12 Maj për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.
Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.
Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”.
Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.
Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror.
Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.
Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë.
Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura.
Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi.
Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen.
Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë.
Suksese dhe punë të mbarë sot dhe në vazhdim!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi