Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, si dhe ku mund të verifikoni emrin

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, si dhe ku mund të verifikoni emrin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.

Me anë të një njoftimi KQZ sqaron se vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.
Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Po ashtu mund të ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.
Dritarja në KQZ ku mund te vendosni te dhenat tuaja per te pare emrin ne liste
Po si mund ta gjeni emrin?
KQZ ka hapur një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen.
Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë edhe diaspora shqiptare.
Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente