Vrau kamerierin për tavolinën, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
👁5050
Tre vitë pas vrasjes së kamarierit, Gazment Kumaraku në një lokal në Elbasan, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për autorin, Erjon Llapushi, i cili vazhdon te jete ne arrati.
NGJARJA
Krimi ka ndodhur me 2 tetor 2021 ne nje lokal ne Elbasan. Erjon Llapushi është autori, i cili kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome dhe ditën e sotme ndërroi jetë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi