Vjehrri e plagosi në tentative për të mbrojtur të bijën, vihet në pranga dhe dhëndri
Është vënë në pranga 46-vjeçari i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga vjehrri i tij, pasi ky i fundit tentoi të mbronte të bijën.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale L.D., 46-vjeç, dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.
46-vjeçari fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
L. D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi