VIDEO/ Nën efektin e drogës sulmoi një grup qytetarësh dhe policinë në stacionin e autobusit, dënohet me burg shqiptari në Greqi

VIDEO/ Nën efektin e drogës sulmoi një grup qytetarësh dhe policinë në stacionin e autobusit, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me burg nga drejtësia greke, pasi disa ditë më parë ka sulmuar një grup qytetarësh dhe policinë, pranë një stacioni autobusi në zonën e Heraklion-Lassithi.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës, pasi papritur ka nisur të shajë pa provokuar qytetarët që prisnin në stacion, duke i shtyrë dhe kur më në fund u lajmërua policia, i sulmoi edhe ata duke goditur njërin prej tyre.
Çështja ndaj 47-vjeçarit është zhvilluar ditën e sotme (27 qershor) dhe është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg , pa lirim me kusht.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi