VIDEO/ Mbahet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani futen në Gjykatën e Tiranës të kapur për dore

VIDEO/ Mbahet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani futen në Gjykatën e Tiranës të kapur për dore

Prindërit e Martin Canit mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës për seancën paraprake ndaj Mario Përlleshajt, autorit të dyshuar të vrasjes së djalit të tyre.

Engjëll dhe Florina Cani u futën brenda ambienteve të gjykatës të kapur për dore, ndërsa nuk komentuan për mediat.
Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Më 22 nëntor u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.
I mituri ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.
Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshaj në masën e sigurisë arrest me burg.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente