VIDEO/ “Ju më keni mërzitur”- Nën hetim për skandalin me pacientët me kancer në QSUT, mjekia Alketa Pere përplaset me gazetarët: Më keni nxjerrë fotot me sytë… S’je askushi

VIDEO/ “Ju më keni mërzitur”- Nën hetim për skandalin me pacientët me kancer në QSUT, mjekia Alketa Pere përplaset me gazetarët: Më keni nxjerrë fotot me sytë… S’je askushi

Mjekia e Onkologjikut, Alketa Pere, e cila është nën hetim për skandalin me pacientët me kancer në QSUT, është përplasur me gazetarët përpara se të hynte në ambientet e Gjykatës.

Mjekia, që dyshohet se dërgonte pacientë me sëmundjen e rëndë tek privati, dukshëm ishte e acaruar për imazhet e saj të publikuara në media pasi nuk i pëlqente si kishte dalë në foto.
Doktoresha Alketa Pere iu drejtua gazetarëve me tone të larta duke u shpreh se “më keni mërzitur, më shtrembëruat fotot.
“Prit një minutë moj, një nga një (I bërtet gazetarëve), Një minutë mi, më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotot, edhe mi nxirrni të gjitha mos mi shkurtoni fare”, tha ajo.
“Fotot ju interesojnë?”, e pyetë gazetarët.
“Po më interesojnë dhe ato fotot me sytë kështu e sytë ashtu”, iu drejtua ajo. Ndërsa pyetjes “doni të dilni bukur në kamera?”, iu përgjigj: “Duhet të ruhet etika për atë punë ke mbaruar.”
Ndërkohë Alketa Pere u shpreh se do të shkojë sërish në spital për të kryer detyrën e mjekes.
Dhe kur një nga gazetarët iu drejtua “Ka një vendim që s’jeni më pjesë e stafit?”, mjekja iu kthyer duke i bërtitur: “Po kush je ti ore, ti s’je askush.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi