Vetting siguron pamjet! Kontrollori dhe importuesi i kafshëve të dyshuara me brucelozë drekojnë në një tryezë! Lidhjet e drejtorit të AKVMB me biznesmenin

Vetting siguron pamjet! Kontrollori dhe importuesi i kafshëve të dyshuara me brucelozë drekojnë në një tryezë! Lidhjet e drejtorit të AKVMB me biznesmenin

EMISIONI VETTING
 Lidhjet e zyrtarëve me importuesit e mishit
Nga dokumentet e siguruara nga emisioni investigativ “Vetting”, ekziston një listë e gjatë e personave të përfshirë në kontrabandën e bagëtive në qarkun e Korçës, por asnjërit prej subjekteve nuk i është hequr licenca e importit të kafshëve të gjalla.
Nga burime konfidenciale, “Vetting” ka zbuluar se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Roland Meçaj ka lidhje shoqërore me Petro Shukullin, një nga personat që ka thyer karantinën e kafshëve të importuara nga Greqia.
Në foton ekskluzive që zotëron “Vetting” gjendet Drejtori i AKVMB-së, Rolandi Meçaj duke drekuar me disa persona, ku midis tyre gjendet biznesmeni Petro Shukulli, një nga blegtorët, që ka marrë subvencione nga shteti për krerët e bagëtive.

Por Petro Shukulli është gjobitur nga Shërbimi Veterinar Korçë për thyerjen e karantinës së kafshëve të gjalla, por deri më sot nuk ka patur probleme nga AKVMB-ja, pasi dyshohet se mbrohet në mënyrë të drejtpërdrejte nga  Roland Meçaj.
Sipas Prof. Xhelil Koleci në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare: “Kafshët të cilat lëvizin nga një vend, në një vend tjetër, apo vinë nga vende të ndryshme, duhet të vendosen në karantinë dhe karantina duhet të jetë pranë pikave të hyrjes së këtyre kafshëve, ose mund të jenë stalla ose ambiente të subjektit që importon këto kafshë. Kafshët sipas ligjit duhet të lëvizin me certifikatë veterinare, sepse kjo certifikatë veterinare provon statusin shëndetësor të këtyre kafshëve.”
Nga dokumentet zyrtare rezulton se më 1 maj 2024, Petro Shukulli ka importuar 20 krerë bagëtish nga Greqia, në pikën doganore të Kakavijës nga personi Golias Charisis me adresë Faskomilia, Thesprotias.
Pas importit, këto bagëti janë vendosur në karantinë, sipas ligjeve në fuqi, me afat 21 ditë. Por në 11 maj 2024 Petro Shukulli ka thyer karantinën në fshatin Shamoll në Bulgarec, ku kompania e tij “AFA” shpk është gjobitur me 25 mijë lekë ose 250 euro nga inspektori Demirali Latollari.

Sipas korrespondencës me ish Drejtorin Fatmir Ozuni, për “Vetting” ky i fundit deklaron se Petro Shukulli është një ndër subjektet që është i përfshirë në kontrabandën e gjedhëve dhe bagëtive të imëta.
Në listën e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm gjenden edhe Maksi Malo, Aleksandër Limka, Olsi Limka e shumë persona të tjera që janë gjobitur.
Megjithatë nga lista e gjatë e personave të gjobitur, 9 persona i janë referuar Prokurorisë së Korçës dhe nga zyra e AKVMB-së për rajonin e Elbasanit janë vendosur 15 gjoba ndaj personave apo kompanive të ndryshme.
LEXO EDHE: 
Bagëtitë e sëmura me brucelozë kontrabandohen në Shqipëri! Vetting zbulon skandalin që po rrezikon shëndetin e qytetarëve! Tre qytetet me problematike
Vetting/ Mishi me brucelozë kontrabandohet në Shqipëri, ekspertët ngrenë alarmin: Konsumi çon në sterilitet, invaliditet deri në humbje jete! Çfarë duhet të keni kujdes
Vetting siguron pamjet! Kontrollori dhe importuesi i kafshëve të dyshuara me brucelozë drekojnë në një tryezë! Lidhjet e drejtorit të AKVMB me biznesmenin
Denoncuan importin e bagëtive me sëmundje, Vetting: Si u shkarkua nga detyra drejtori dhe veterineri! Nga “Tona shpk” te “AFA shpk”, ‘lista e zezë’ e subjekteve që përdorën influencën tek politika
Vetting zbardh skemën/ Si falsifikohen letrat e matrikulimit për kafshët me brucelozë! Zbulohet subjekti që i ka importuar në Shqipëri

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi