Vershtapen shtang Lando Norris-in dhe triumfon ne Imola, podium ngushëllues për Leklerk

Vershtapen shtang Lando Norris-in dhe triumfon ne Imola, podium ngushëllues për Leklerk

Postuar: Maj 19, 2024 | 21:18

Kampioni Maks Vershtapen i rezistoi sulmit të Lando Norris dhe Mclaren duke u kthyer te fitoret në Imola pas dështimit në Miami dy javë më parë.  

Holandezi kaloi të gjitha pritshmëritë për fitoren e 59-të në karrierë. Pas nisjes së mirë dhe kryesimit solid në pjesën më të madhe të garës në Autodromin Enzo e Dino Ferrari, holandezi ndjeu presionin e Norris dhe McLaren në xhirot e fundit. Por ndërsa anglezi ulte distancën xhirot e njëpasnjëshme ndikuan tek gomat e tij duke mos e lejuar të afrohej më shumë se 0.725s në përfundim të xhiros së 63. 
Megjithëse u duk në gjëndje të garonte me Norris për vendin e 2-të, Çalrs Leklerk u mjaftua me shkallën e ulët të podium’t, i pari për monegaskun përpara tifozërisë në shtëpinë e Ferrarit. Oscar Piastri u nis i pesti dhe e mbylli garën i katërti pas një tjetër prove solide nga McLaren.  

Carlos Sainz plotësoi 5 të parët i ndjekur nga Luis Hamilton në vendin e gjashtë dhe George Russell në të 7-tin. 
Sergio Perez shpëtoi fundjavën duke hyrë në zonën e pikëve pas nisjes nga vendi i 11-të. Lance Stroll dhe Yuki Tsunoda ishin të fundit që morën pikë në pistën e Imola. 
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi