Vdekja e parakohshme e Gerti Bogdanit, Bardhi: Familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish, përmes një statusi në Facebook, në lidhje me vdekjen e parakohshme të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Bardhi shprehet se largimi i tij para kohe i ka trishtuar të gjithë, ndërsa thekson se familja politike e PD-së ka humbur një nga djemtë më të mirë sot.
“Ngushëllime të sinqerta Edlirës, prindërve, familjes, dhe miqve për këtë humbje të madhe dhe shokuese”, tha ndër të tjera Bardhi.
“Familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë. Largimi para kohe i mikut Gert Bogdani na ka trishtuar pafund të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta Edlirës, prindërve, familjes, dhe miqve për këtë humbje të madhe dhe shokuese! Ngushëllime edhe demokratëve që e respektuan dhe e vlerësuan për modelin e tij qytetar në politikë! Prehu në paqe mik i mirë!”, shprehu Bardhi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi