Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen dy kolumbiane! Në pranga edhe dy persona
Policia ka vënë në pranga dy kolumbiane në Elbasan, të cilat në apartament me qira ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Gjithashtu ë pranga kanë rënë dhe dy persona, për shfrytëzim prostitucioni.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i polcisë:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fee”.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.
Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi