U konfliktua me disa persona në lokal, plagoset me tre plumba 35-vjeçari shqiptari në Itali. Ja çfarë dyshohet
👁5389
Një 35-vjeçar është plagosur rëndë me tre plumba pas një konflikti me një grup personash, në një lokal në Itali.
Sipas mediave italiane, mësohet se konflikti i shqiptarit me grupin tjetër ka nisur fillimisht me një debati të ashpër në një lokal, dhe më pas këta të fundit e kanë ndjekur rrugëve të qytetit me makinë.
Karabinierët tani po hetojnë ngjarjen, teksa dyshohet se konflikti ka të bëjë me larje hesapesh.
Ndërkohë, 35-vjeçari pa precedentë penalë, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe në brinjë dhe ësjtë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, agresorët u arratisën dhe u zhdukën pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi