U gjet i vdekur, policia zbardh ngjarjen në Memaliaj: 72-vjeçari është vrarë! Në kërkim autori

U gjet i vdekur, policia zbardh ngjarjen në Memaliaj: 72-vjeçari është vrarë! Në kërkim autori

Policia e Memaliajt ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm (20 gusht), ku një i moshuar u gjet i pajetë, por dyshohet se është vrarë me mjet prerës.

Ndërkohë policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin, por me qëllim ruajtjen e sekretit hetimore dhe kapjen e tij nuk publikohen të dhëna mbi identitetin.
“Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi: 
Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.
Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjeneralitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë  ligjor të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi