Tjetër tentativë vetëvrasjeje në Korçë! 62-vjeçarja konsumon fostoksinë, transportohet në spital për ndihmë mjekësore

Tjetër tentativë vetëvrasjeje në Korçë! 62-vjeçarja konsumon fostoksinë, transportohet në spital për ndihmë mjekësore

Një tjetër tentativë vetëvrasjeje në Korçë, konkretisht në fshatin Kuç të Zi.

Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 62 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.
Gruaja është transportuar në spital ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se po sot një grua në Korç, i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni i banesës. Ajo ndodhet ne spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi