
Tjetër shpërthim me eksploziv, i vendoset tritol një banese në Dibër
👁1929
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Fushë-Çidhën të Dibrës.
Ngjarja, sipas policisë u regjistrua mbrëmjen e 13 korrikut në shtëpinë e shtetasit me inicialet I.P.
Paraprakisht dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, informoi sot policia.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Kujtojmë që më herët në Elbasan ndodhi një shpërthim në derën e një banesë. Për pasojë i plagosur mbeti një 26 vjeçar që jetonte ngjitur me banesën ku ndodhi shpërthimi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi