Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të pa deklaruara, procedohen dy shtetas nga Kosova

Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të pa deklaruara, procedohen dy shtetas nga Kosova

Dy shtetas nga Kosova janë proceduar penalisht, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri përmes doganës së Morinës, 21 000 franga zvicerane, të pa deklaruara.

Policia njofton se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i policisë
PKK MorinëTentuan të futnin në Shqipëri, 21 000 franga zvicerane, pa i deklaruar, procedohen penalisht 2 shtetas kosovarë
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G.
Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente