Të shtënat me armë zjarri në Selenicë! Arrestohet autori, merr fund pas 12 orësh arratia për 44-vjeçarin
Autori i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj të Selenicës ka rënë në prangat e policisë, pas 12 orësh ndjekjeje dhe kërkim nga autoritetet policore.
44-vjeçari me iniciale A.F në gjendje të dehur qëlloi më armë zjarri mbrëmjen e djeshme (30 nëntor).
44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.
Policia bën me dije se në momentin e kapjes, autorit iu sekuestruan dhe arma e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policisë
Selenicë, Vlorë
Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar Policisë, pas më shumë se 12 orë ndjekjeje dhe kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar.
Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në kushtet e një terreni të vështirë malor dhe të pyllëzuar.
Si rezultat, sot në mesditë, në kodrat e fshatit Brataj, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj.
Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër mbrëmjen e djeshme.
44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi