“Taktika mashtruese për të manipuluar opinionin publik”- Ministri Vëngu tregon sesi Ambasada Ruse dezinformoi për një festival kulturor: Duhet të ndërtojmë një njësi të dedikuar për reagim proaktiv
Në Komisioni Posaçëm për Dezinformimin, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka treguar një rast konktet sesi ambasada ruse në Tiranë ka dezinformuar lidhur me një festival kulturor, duke përdorur taktika mashtrimi për të manipuluar opinionin publik.
“Deziformimi keqkuptohet dhe duket i largët, por faktet janë kokëforta dhe tregojnë se edhe Shqipëria është e kërcënuar. Do ta filloj me një shembull shumë të qartë. Në fund të muajit të kaluar, më 19 shtator, ambasada ruse në vendin tonë, lidhur me një festival kulturor, Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Tiranë deklaroi në mënyrë zyrtare në media sociale se kishte akuza të pabaza në shfaqjen e të gjithë këtij aktiviteti kundër Rusisë, për kryerjen e mizorive ndaj civilëve në zonat e operacionit special ushtarak. Ky është një shembull i qartë i dezinformimin, duke përdorur taktika të mashtrimeve për të manipuluar opinionin.
Ky manipulim informacioni nga shtetet e huaja është kërcënim që mund të cojë përcarje brenda dhe midis vendeve”, tha Vengu.
Ai tha ndër të tjera se në vendin tonë duhet një rrjet, me njësi të vogla, për përgjigje strukturore në institucione siç janë Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhe ato të rëndësisë së veçantë përsa i përket përpunimit të informacionet dhe alterimit kur vjen te dezinformimi.
“Ne si ministri mbrojtën e shohim në të gjithë spektrin e kërcënimeve, që nga terrorizmi, spiunazhi dhe aktivitetet me karakter subversiv dhe dezinformomi i takon kësaj të fundit. Këto janë në spektin e interferencave manipuluese. Dezinformomi me natyrë të brendshme përmendet dhe në raportet e BE të 2022. Fushata të shkurtra me karakter politik, kështu na cilëson BE.
A duhet të kemi njësi të posaçme? Në këndvështrimin tonë duhet një rrjet, me njësi të vogla. Që nuk kërkojnë staf të shtuar, por patjetër duhet një përgjigje strukturore në institucione siç janë Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhe ato të rëndësisë së veçantë përsa i përket përpunimit të informacionet dhe alterimit kur vjen te dezinformimi.
Vendet e NATO-s nuk kanë gjetur një përgjigje të unifikuar, nuk ka detyrimisht agjenci të posaçme, është mirë që edhe ne ta evitojmë krijimin e një agjencie të posaçme. Vendet e NATO-s kanë krijuar njësi ndërministrore me staf të shtuar dhe me buxhet të dedikuar për t’iu përballur këtij kërcënimi”, tha Vëngu.
Sulmet kibernetike është e mirëstrukturuar në ministrinë tuaj. Kjo pjesë e adreson çështjen e dezinformimit?
Vengu: Përgjigja e shkurtër është jo, nuk e adreson sepse nuk e ka për natyrë. Sot nuk kemi strukturë të dedikuar, por në ndërveprimin e përditshëm me strukturat e NATO-së, jemi të ndjeshëm dhe kanë filluar ta evidentojnë si kërcënim. Kemi edhe ne file të këtij fenomeni.
Ka dy natyra, njëra është kur burimi i identifikueshëm është aktor shtetëror, vijon ndërveprimi me aleatët tanë, është hapi i parë që ndërmerr shteti për të marrë masë. Sa më shumë të jenë aktorët që identifikojnë të njëjtin reagim, aq më e fortë është forca reaguese.
Për rastet e burimeve të brendshme, janë elementë të tjerë. Ndërveprim me policinë e shtetit.
Ka filluar të ketë një gjenerim të dhënash, analiza dhe reagimesh. Në punën tonë të përditshme kjo është një çështje që ndeshemi përditë.”
I pyetur në lidhje me rastet e dezifmomimit që cenojnë elemente të sigurisë kombëtare, nëse Ministri e Mbrojtjes ka kapacitete të reagojë Vengu u përgjigj duke thënë:
“Çelësi i suksesit është te forcat e reagimit. Sot për sot nuk kemi një forcë reagimi proaktive që mund të bëjë dhe një reagim publik për identifikimin dhe diskreditimin e elementëve deziformues nga palë të treta. Nuk e kemi këtë kapacitet. Njohuritë, ndjeshmërinë dhe trajtimin stafi e ka. Zgjidhja duhet gjetur mes ndërtimit të një njësie të dedikuar dhe mbështetjes buxhetore, për të patur një forcë proaktive më reaguese.
Në spektrin e të gjitha kërcënimeve, elementë të posaçëm përbëjnë dhe mënyra sesi vendimmarrësit mund të kenë të ekspozuar ndaj elementëve dezinformues. Po ju jap një shembull, në një botë infokraktike, ku informacioni mbretëron, kushton lirë që një grup individësh të pajiset me një armatë trollsa që të ndikojë leximin e një lajmi. E kemi parë në rastin e Banjskës së fundmi dhe është e thjeshtë për ne të identifikojnë këto grupime që përpiqen të influencojnë. Është e thjeshtë dhe për një aktor që përpiqet të krijojë ndasi. Ky është realiteti me të cilën përballemi. Si mbrohen elitat tona? Si i qasemi luftës kundrejt Ukrainës? Përpjekjet e palëve të treta për të thelluar ndasitë që nuk ka unitet, është në funksion palëve të treta”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi