Skandali tek Onkologjiku, Vokshi: Tre ministra kanë pasur dijeni dhe kanë refuzuar të reagojnë, s’duhet të ishin sot në ato karrige. Janë koka e korrupsionit, bashkë me…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në fjalën e saj në seancën plenare, ndër të tjera u shpreh se tre ministra nuk duhet të ishin sot në karriget e parlamentit, por duhet të ishin shkarkuar ose dhënë dorëheqja, pasi sipas saj kanë pasur dijeni për skandalin tek Onkologjiku.
Vokshi tha se ministrja aktuale e shëndetësisë, Albana Koçiu, ish-ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka refuzuar të reagojnë në lidhje me këtë skandal edhe pse ishin në dijeni.
Ajo theksoi se sigurisht që ka mjekë që abuzojnë me detyrën, por sipas koka e korrupsionit janë këto 3 ministra dhe drejtuesit e QSUT-së ndër vite.
Albana Vokshi: Në këtë qeverisje të paktën 3 ministra, Kociu, Manastirliu dhe Manja sot nuk duhet të ishin në ato karrige. Ose duhet të ishin shkarkuar, ose të jepnin dorëheqje. Sepse e kanë ditur për skandalin tek Onkologjiku.
Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe kanë refuzuar të reagojnë dhe dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët.
Sigurisht që ka mjekë që abuzojnë, por koka e korrupsionit janë këto 3 ministra dhe drejtuesit e QSUT në vite.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/skandali-tek-onkologjiku-vokshi-tre-ministra-kane-pasur-dijeni-dhe-kane-refuzuar-te-reagojne-sduhet-te-ishin-sot-ne-ato-karrige-jane-koka-e-korrupsionit-bashke-me/”>Burimi</a>