‘S’ka çaj mali, po të japim ujë balte”- Skandali te spitali Onkologjik, Lapaj: Maskarallëk kolektiv! Pacientët janë lënë në mëshirë të donacioneve!

‘S’ka çaj mali, po të japim ujë balte”- Skandali te spitali Onkologjik, Lapaj: Maskarallëk kolektiv! Pacientët janë lënë në mëshirë të donacioneve!

Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar mbrëmjen e sotme skandalin te spitali Onkologjik pranë QSUT-së, ku u zbulua nga hetimet e prokurorisë se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

I ftuar në emisionin Open në Neës24, Lapaj teksa u ndal fillimisht tek protesta e mbajtur ditën e sotme para ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar reagimin e shoqërisë.
“Për këtë lloj kauze duhet të jetë gjithë Tirana në shesh. Kjo që ka ndodhur është një servirje e së vërtetës. Kjo është maskarallëk kolektive. Nuk është çështje e vetëm 5 mjekëve që janë aty, është çështje e një shoqërie që merr lekë për të shkuar me pushime nga njerëz që përpëliten e që mund të jenë njerëz të tyre nesër”, tha ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se ka mbledhur të dhënë që tregojnë se si disa medikamente për të sëmurët më tumor, nuk janë administruar nga Onkologjiku, edhe pse janë tenderuar dhe paguar nga shteti.
Po ashtu, medikamnete të tjera, si barin L-asparaginaza, nuk ka pasur leje për import dhe thuhet në shkresën e QSUT që kanë ardhur me donacion për vitin 2020-2024 dhe është zëvendësuar me Crisantaspase tenderuar nga QSUT,
“S’ka çaj mali po të japim ujë balte”, ironizoi ai, duke shtuar më tej se në lidhje me të sëmurët më hemofili, QSUT thotë që sasia e barnave për trajtimin e diagnozës sigurohet përmes donacioneve, “pra ne i lëmë pacientët në mëshirë të donacioneve”.
Pjesë nga fjala e Lapajt
Për këtë lloj kauze duhet të jetë gjithë Tirana në shesh. Kjo që ka ndodhur është një servirje e së vërtetës. Kjo është maskarallëk kolektive. Nuk është çështje e vetëm 5 mjekëve që janë aty, është çështje e një shoqërie që merr lekë për të shkuar me pushime nga njerëz që përpëliten e që mund të jenë njerëz të tyre nesër.
Kam 6 muaj që mbledh të dhëna, kam 40 dokumente, do shkojnë në SPAK. Në shkresë, QSUT bën me dije se per sasinë e tenderuar nga ministria për barin MabThera, janë tenderuar 3450 flakon për vitet 2020 dhe 2024 dhe janë administruar 3215, më pak se janë paguar, edhe ato që janë paguar nuk i marrin tamam.
Për barin Neupogen janë tenderuar 21300 dhe janë administruar 19470, rreth 1800 me pak flakonë që janë paguar. Për barin Endoskan janë paguar 33 mijë dhe janë administruar rreth 28 mijë. L-asparaginazën që është e rëndësishme për sëmundjet shumë të rënda, dhe nuk ka pasur leje për import dhe thuhet në shkresë që kanë ardhur donacion për vitin 2020-2024,  është zëvendësuar me Crisantaspase tenderuar nga QSUT, s’ka çaj mali po të japim ujë balte.
Në lidhje me të sëmurët më hemofili, QSUT thotë që sasia e barnave për trajtimin e diagnozës sigurohet përmes donacioneve. Pra në i lëmë pacientët në mëshirë të donacioneve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi