Si i nxorën zbuluar firmat turke abuzimin me rindërtimin në Vorë! Bashkia reagon për Vetting: S’ka fonde për bonusin e qirasë! KLSH kapi ‘mat’ kompanitë u favorizuan për tenderat

Si i nxorën zbuluar firmat turke abuzimin me rindërtimin në Vorë! Bashkia reagon për Vetting: S’ka fonde për bonusin e qirasë! KLSH kapi ‘mat’ kompanitë u favorizuan për tenderat

EMISIONI VETTING
RINDËRTIMI I “NGRIRË”Por cilat janë arsyet që këta banorë vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje. Çfarë ka ndodhur me rindërtimin në këto pesë vite? Cilat janë hapat e institucioneve qendrore dhe vendore?
Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi shprehet në lidhje me këtë pikë se: “Shtrati ku ngjizet keq qeverisja abuzimi me fondet është pikërisht shfrytëzimi i pozitës shtetërore është pikërisht mungesa e kërkesës së llogarisë dhe arroganca e pushtetit dhe mos ndëshkimi nga ana e SPAK. Fakti që një numër i caktuar tenderash del me flamur të kuq është tregues së sistemi është problematik sa i takon sistemit në tërësi”.

Për ndryshim nga bashkitë e tjera, Vora deri tani ka kryer vetëm 6 tendera për rindërtimin dhe janë shpallur me fitues me fond limit rreth 11 miliard lekë pa tvsh.
“U vu re negocim me lëndët e para në fillim dhe negocime jo transparente mbi dhe nënë tavolinë që lënë shkas për dyshim të arsyeshëm për korrupsion dhe keqpërdorim në dëm të taksave të qytetarëve.”- sqaron Zef Preçi.
Në vitin 2021 për fshatin Marqinet është hapur tenderi me objekt “Sistemim, asfaltim i rrugëve Kodra e miut dhe rindërtim Fshati Marqinet 2, Bashkia Vorë”.  Vlera e fondit të përcaktuar 660 milion lekë.  Kontratën e fitoi bashkimi i kompanive “BE. Is SHPK” me pronar Hamz Islamaj dhe “Leon Konstruksion” me pronare Sonila Sharka dhe Florenc Sharka të dy me nga 50 % të aksioneve të kompanisë.
Ky tender ka rënë në rrjetën e KLSH, pasi diferenca e volume për punime të deklaruara të kryera në objektin rezulton me problematika. Ndërsa tek autoriteti  mbikëqyrës është vërejtur pasaktësi të punimeve në verifikimin e zbatimit të projekti- preventivit. Si pasojë e mangësive të mësipërme është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve.
Bashkia dhe banorët pa rindërtuar, ku shkuan fondet?
Godina e Bashkisë Vorë u përfshi në procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, madje qeveria shqiptare alokoi dhe fond me vlerë 618.868.546 për rindërtimin e kësaj ndërtese. Sot, 5 vite pas tërmetit, punonjësit e Bashkisë së Vorës janë zhvendosur në një ambient me qira.
Por deri më tani procesi ka ngecur në pikën e shpronësimeve, dhe bashkia  është ende në pritje. Në përgjigje të emisionit Vetting, Bashkia Vorë pranon situatën e vështirë të banorëve të pastrehë, por justifikohet me mungesën e fondeve. Emisioni Vetting ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë Vorë në lidhje me procesin e rindërtimit. Bashkia në përgjigje të saj ka sqaruar se:
“Ju informojmë se 182 aplikues janë në proces për t’u trajtuar  për banesa private ku përfshihet njësia Vorë, njësia Prezë dhe njësia Bërxullë që përfshihen në territorin e Bashkisë Vorë (Janë akomoduar  dhe 50 aplikues për apartamente në fshatin Marqinet (pallat) që pritet për t’u trajtuar nga Fondi i Zhvillimit në Bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës  Drejtorisë së Rindërtimit) Gjithashtu janë në mungesë dhe 60 apartamente (nevoja për rindërtim ku përfshihen dhe procesi i shpronësimit) për qytetin e Vorës.”- shprehet Bashkia Vorë.

Bashkia sqaron se deri më tani në qytetin e Vorës janë ndërtuar 404 apartamente, procesi i shpërndarjes ka përfunduar për 101 familje përfituese në fshatin Marikaj nga procesi i rindërtimit  dhe janë akomoduar në apartamentet e reja.
Sa i takon mungesës së pagesës për bonusin e qirasë, Bashkia Vorë sqaron se nuk ka fonde për t’i paguar familjet që kanë mbetur jashtë pa banesa.
“Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe Programeve të Strehimit ka paguar Bonusin e Qirasë deri në periudhën Mars 2023 nga kjo periudhe e në vazhdim Bonusi i Qirasë për familjet e prekura  nga tërmeti rezulton i papaguar për mungesë fondesh.”- shkruan Bashkia Vorë në përgjigjen e saj për Vetting.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi shprehet për Vetting se: ”Janë vënë re fenomene të rrezikshme probleme që ngrenë pikëpyetje të mëdha, për shpronësime të qëllimta për të hapur terren për investime me oligark ndërtues. Përdorimi i fondeve dhe ata që dhanë para si Qeveria Turke që e ndërtoi nga kompani turke me rregulla dhe standarde.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente