Shtyhet dhe ndryshon vendin finalja e Superkupës, Federata: Janë bllokuar rrugët në Tiranë

Shtyhet dhe ndryshon vendin finalja e Superkupës, Federata: Janë bllokuar rrugët në Tiranë

Postuar: Tetor 7, 2024 | 15:49

Finalja e Superkupës në baskeboll mes Besëlidhjes dhe Tiranës, që ishte programuar për t’u zhvilluar sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, është shtyrë për shkak të trafikut në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit, që tregon se gjithçka do të marrë jetë nesër në  Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:
“Ndeshja mes Besëlidhjes dhe KS Tiranës, e cila ishte parashikuar për sot, do të shtyhet për nesër, më 8 tetor, në orën 19:00, dhe do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Apolonia” në Fier. Ndryshimi u bë për shkak të bllokimit të rrugëve sot në Tiranë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim nesër”, shkruan Federata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi