Shokuese në Fier/ Prindërit abuzojnë s*ksualisht me fëmijën e tyre dy vjeçar dhe i publikonin videot në “Tik Tok”

Shokuese në Fier/ Prindërit abuzojnë s*ksualisht me fëmijën e tyre dy vjeçar dhe i publikonin videot në “Tik Tok”

Është zbardhur ngjarje e rëndë në Fier, ku një çift bashkëshortësh abuzonin seksualisht më fëmijën e tyre të mitur dhe videot më i pas publikonin në rrjetin social “Tik Tok”.

Prokuroria e Fierit njofton se është ndaluar nëna e fëmijës për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” dhe gjithashtu është arrestuar në flagrancë babai,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”.
Njoftimi:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT
TË PËRGJITHSHËM FIER
Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.
 
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi