
Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat
Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur, gjatë një operacioni policor i koduar “Multiple”.
Gjithashtu, dy motrat janë proceduar penalisht.
Policia bën me dije se gjatë në kuadër të këtij operacioni, identifikohen 3 shtetas që vinin baste ilegalisht, me celularë.
Njoftimi i policisë:
Berat/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Multiple”.
Shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur, arrestohet 19-vjeçarja.
Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.
Gjatë hetimeve në kuadër të këtij operacioni, identifikohen 3 shtetas që vinin baste ilegalisht, me celularë.
Njëri prej tyre u vu në pranga sepse iu gjetën në banesë, 3 armë të ftohta, 2 maska dhe 7 celularë.
2 shtetasit e tjerë u proceduan në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi K. B., pasi nga hetimet dyshohet se vinte baste sportive, me celularë. Nga kontrollet, në banesën e tij u gjetën 1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Multiple”, nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit K. B., shtetasin V. B. dhe për shtetasin B. E., 19 vjeç, pasi nga hetimet dyshohet se vinin baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi