Sherr me thika mes dy nxënësve në ambientet e shkollës së mesme, plagoset 17-vjeçari! Ja si është gjendja e tij shëndetësore
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme në Cakran të Fierit.
Raportohet se 17-vjeçari me iniciale B. D., ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij me iniciale Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Adoleshenti u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat 17-vjeçarin, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi