
Sekretari Amerikan i Shtetit komenton takimin Zelensky-Trump! Rubio: U trondita! Nuk mund ta besoja atë që po shikoja
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka folur për gazetarët në aeroplanin e tij ushtarak, rrugës për bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Ai është pyetur për përplasjen në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në fund të muajit të kaluar.
Rubio tha se “nuk ishte ashtu siç duhej të shkonte”, teksa shtoi se u ndje i tronditur dhe nuk mund t’u besonte syve për atë që po shikonte.
“Ne patëm këto biseda me ata që erdhën. U shpjeguam atyre qëndrimin tonë dhe donim shumë të merreshim me negociata.
Isha i tronditur sepse shkoi krejtësisht e kundërta e gjithçkaje për të cilën kishim folur më parë. Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Isha si ‘kjo nuk mund të jetë e vërtetë’, por ishte. Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë përpara”, tha ai
Rubio gjithashtu tha se nuk ka asnjë fjalë të paracaktuar që duhet të thotë secila palë, por se të dyja duhet të kuptojnë se lufta nuk ka zgjidhje ushtarake vetëm diplomatike.
Për këtë qëllim, Rubio thotë: “Mendoj se francezët dhe britanikët kanë qenë shumë mbështetës gjatë rrugës gjatë javës së kaluar, gjithashtu shumë të dobishëm.”
Ai thotë se marrëveshja e mineraleve, e braktisur pas debatit të Donald Trump në Zyrën Ovale me Volodomyr Zelensky, është ende në tryezë, por jo pjesë e kësaj bisede apo tema kryesore në këtë agjendë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi