“Rrumbullaku, kokë turku për skandalin e TIMS”- Salianji dyshime për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Tenderim te grupet kriminale se cili do të influencojë më shumë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Muhamet Rrumbullaku u bë kokë turku për skandalin e sistemit TIMS, pasi nuk ka bërë siç duhet punën për manipulimin e të dhënave .
“U largua Rrumbullaku se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. Koka e turkut për skandalin e TIMS nga pikëpamja administrative, e kishin piketuar që do ishte ai. Ai dha dorëheqje të detyruar. I dhanë detyrë që të bëjë ndërhyrje në TIMS, i dhanë detyrën të manipulojë për të dhënat, por nuk e ka bërë mirë”, tha deputeti i PD për News24.
Sa i takon zgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Salianji ngriti dyshime për një proces fars, pasi emri i ri është paracaktuar para se Rrumbullaku të jepte dorëheqjen.
Salianji tha se ligji i ri i policise nuk funksionin, pasi komisioni që përzgjedh emrat është politik.
“Është një tenderim te grupet kriminale se cili do të influencojë më shumë për të zgjedhur drejtorin. Drejtori është i përcaktuar, nuk është përcaktuar sot, ka një muaj e gjysmë, pa ikur Rrumbullaku. Po të them emrin do duket sikur influencoj apo kam interes për ndonjë kandidat në garë. Një pjesë e këtyre që janë në garë do jenë drejtues qarqesh”, u shpreh ndër të tjera Salianji.
Deputeti i PD tha se kjo bëhet me qëllim që të përdoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Policia përdoret rëndshëm në zgjedhje. Në zgjedhjet e kaluara përdori OFL. Atë operacion e përdori për të bërë presion dhe për ti përfshirë më shumë grupet kriminale në zgjedhje. Tani po përdor këtë metodë tjetër”, tha Salianji.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi