Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi javor i motit! Temperaturat zbresin deri në -5 gradë celsius
Moti në vendin tonë pritet të ndryshojë dukshëm gjatë ditëve të ardhshme, duke u ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të thata, kryesisht në ditët e para të javës.
Mesjava do të sjellë reshje shiu dhe dëbore kryesisht në zonat malore, ndërsa temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë celsius.
Parashikimi sipas SHMU
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.
Më konkretisht. Për ditët e Hënë e Martë e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.
Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.
Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi