Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro

Marrëveshja për donacionin, në vijim të bashkëpunimit solid dhe ndihmës konkrete të partnerëve britanikë, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ilir Proda dhe nga përfaqësuesi i Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Departamentit të Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, Stephen Law.

Drejtor Proda  nëpërmejt  Stephen Law  falënderoi Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe   për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme  dhe theksoi se:  “Bashkëpunimi i ndërtuar mbi profesionalizëm dhe besim reciprok, do të ndikojë drejtpërdrejt në revanshin e ligjit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”.
Pajisjet e rezolucionit të lartë do t’i shërbejnë Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i fshehur në vende të përshtatura paraprakisht. Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara.
Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve. Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente