Presidenti Begaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre, amaneti ynë!

Presidenti Begaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre, amaneti ynë!

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Begaj nderoi të rënët për atdhe, duke thënë se “sakrifica e tyre është amaneti ynë”.
Kreu i shteti gjithashtu thotë se 80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
 
Postimi i presidentit Begaj:
80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.
Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente