Po tentonte të vetëhidhej nga kati i 6 i pallatit ku banonte, policia shpëton të miturin

Po tentonte të vetëhidhej nga kati i 6 i pallatit ku banonte, policia shpëton të miturin

Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Shkodër.

Gjatë paradites së sotme (1 korrik), një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallati  ku banonte.
Ngjarja e parandalua, ndërsa 17-vjeçari me probleme shëndetësore u shoqërua në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë.
Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi