
Po lëvizte me shpejtësi “skëterrë”! Arrestohet shqiptari në Itali, i gjenden 17 kg kokainë në makinë
👁1183
Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 17 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën e tij.
Mediat në Itali bëjnë me dije se shqiptari u arrestua mbrëmë në afërsi të zonës Lecce.
Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit, pasi ai po lëvizte me shpejtësi të madhe me makinën e tij.
Kur e ndaluan, ata kryen kontrolle në mjetin e tij ku gjetën edhe lëndën narkotike. Policia i gjeti 17 kilogramë kokainë, e ndarë në 15 pako.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi