Plasin polemikat në Moto GP pas garës së fundit, Martin kundër gomave Mishelin:  Skandal të vendosësh një Kampionat Botëror si ky

Plasin polemikat në Moto GP pas garës së fundit, Martin kundër gomave Mishelin: Skandal të vendosësh një Kampionat Botëror si ky

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 22:21

Horge Martin është i tërbuar: vendi i dhjetë në Katar e mban atë larg Kampionatit Botëror Moto GP. Ai tani është 21 pikë prapa Françesko Banjaia në renditje. Rezultati zhgënjyes në Losail u diktua nga një problem me gomat Mishelin. Dhe spanjolli i ekipit “Pramac Ducati” drejton gishtin nga furnizuesi francez për mikrofonat “Sky”:

“Goma nuk po funksiononte. Nuk munda të bëja shumë. Unë isha i vetmi që rrëshqita në fillim. U përpoqa të qëndroja me qetësi në xhirot e para, por nuk pata ritmin për t’i kaluar pilotët e tjerë”.
I zhgënjyer-
Vështrimi i Martinit kalon nga gara në Katar në diskutimin e kampionatit: “Është turp që kampionati të vendoset kështu. Nuk mendoj se u zgjidh në pistë me rezultat. Ishte diçka shumë e çuditshme. Për mua është një turp, e them këtë pavarësisht se kush mund të fitojë.” Horge shfaqet mjaft i dëshpëruar duke e ditur se çfarë e pret në garën e fundit  në Valencia. “Nuk është njësoj të arrish atje 21 pikë prapa. Më vjen shumë keq pas një viti mundim. E meritoj titullin si Françesko, por fatkeqësisht shkoi kështu…”.
Dhe atyre që theksojnë se një problem i ngjashëm ka prekur Banjajan, Martin u përgjigjet: “Dje Peko arriti xhiron me tre të dhjetat e liderëve. Unë, nga ana tjetër, isha shumë larg. Ka goma që shkojnë dhe nuk shkojnë. Nuk po them se është bërë me qëllim, por nuk ka kuptim”.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi