Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, qytetarët të alarmuar: Duhen kontrolle! Nuk është hera e parë, kanë rrahur edhe mësuesin

Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, qytetarët të alarmuar: Duhen kontrolle! Nuk është hera e parë, kanë rrahur edhe mësuesin

Qytetarët janë shprehur të tronditur për ngjarjen në një shkollë të mesme në Fier, ku pas një sherri mbeti i plagosur me thikë një 17-vjeçar.
“Nuk është hera e parë, kanë ndodhur edhe herë të tjera, janë bërë 3-4 çuna bashkë dhe kanë rrahur edhe mësuesin”, thotë qytetari për News24, banor i zonës pranë gjimnazit “Mustafa Hoxha”.
Një banor i zonës thotë se ngjarja është e rëndë. “Sherri nisi dje, dëgjova që kishte shkuar policia, janë thirrur prindërit dhe duket se asgjë nuk është zgjidhur. Ja çfarë ndodhi sot”, thotë qytetari.
Një qytetar thotë se këtu nuk ka siguri në shkolla. “Kemi frikë për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Nuk e ka fajin prindi, unë e dërgoj fëmijën në shkollë dhe iki në punë. Duhet të ketë kontroll të rreptë, duhet të ketë oficer sigurie që duhet të ketë kontrolle. Nxënësi mund të marrë edhe hanxhar me vete”, thotë një tjetër qytetar.
Ndërkohë që sipas një tjetër qytetari nis që nga salla e Parlamentit, atje ku deputetët shahen dhe nuk lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente