Plagosja me armë zjarri e 43-vjeçarit, arrestohet një nga autorët! Dy vëllezërit ende në arrati

Plagosja me armë zjarri e 43-vjeçarit, arrestohet një nga autorët! Dy vëllezërit ende në arrati

Policia ka vendosur në pranga një prej autorëve të plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit me iniciale E. D., gjatë konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël.

Uniformat blu kanë arrestuar 26-vjeçarin me iniciale E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit
“Si rezultat i kontrolleve të kryera për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kapur dhe vënë në pranga njërin prej tyre, shtetasin:
E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,”- raporton policia.
Ndërkohë vijon puna për kapen e dy vëllezërve me inicialet  V. T. dhe F. D. alias B. T..
 
Njoftimi i policisë:
Kavajë/ Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se plagosën një 43-vjeçar, gjatë konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël.
Vijon puna për kapjen e 2 autorëve të tjerë të plagosjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit dhe sasi municioni luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të kryera për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Luz i vogël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kapur dhe vënë në pranga njërin prej tyre, shtetasin:
E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente