Plagosi me thikë një 57-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta, arrestohet 44-vjeçari
👁2201
Një 44-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ka plagosur me thikë një tjetër qytetar nga Kavaja, pas një sherri për motive të dobëta.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K., i cili ka goditur me mjet prerës (thikë) mbrëmjen e djeshme (24 qershor), shtetasin me iniciale H.SH.
Ndërkohë, ky i fundit sipas bluve ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi