Periudha e komunizmit në Shqipëri, Murati: Bolshevizmi ngjiti më shumë në shtresat e ulëta, iu premtua përmbysja
Drejtori i Informacionit i News 24 dhe njëkohësisht analist, Erl Murati, foli sot në emisionin “Log” lidhur me periudhën e komunizmit në Shqipëri dhe faktorët që ndikuan që kjo ideologji të adaptohej nga shqiptarët e asaj periudhe.
Murati tha se bolshevizmi ngjiti më shumë te shtresat e ulëta të popullsisë, sepse atyre iu premtua një lloj përmbysje, që do të sillte barazi në shoqëri.
Varfëria dhe niveli i ulët i arsimor e kulturor bënë që idetë komuniste të gjenin terren në vendin tonë, tha Murati në studion e emisionit “Log” nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo.
Erl Murati: Sot jemi një nga popujt më të varfër të Europës edhe 90, 100 vite më parë ka qenë kështu, jo vetëm më të varfër por edhe në kuptimin e nivelit arsimor, kulturor besoj se kemi qenë një nga popujt me mungesa. Për këtë arsye bolshevizmi ose idetë komuniste kanë ngjitur më shumë në shtresat e ulëta të popullsisë sepse është premtuar një lloj përmbysje, që ta heqim dikur ata pashain, bejin. I është premtuar shtresave të varfra një lloj përmbysje.
Në fakt ka të bëjë sfondi kulturor dhe social që ka qenë në këtë kohë. Unë nuk besoj se ata kanë lexuar ideologji, por besoj se përmbysja që atyre i është premtuar ka ndikuar që ka ngjitur në një farë mënyrë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi