
Pamjet/ Aksident i frikshëm në Fier-Patos, njëri mjet i përmbysur anash rrugës, tjetri i shkatërruar! Të plagosurit dërgohen në spital
👁1334
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Patos ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur në vëndin e quajtur Grizë dhe në aksident janë përfshirë mjeti tip Audi dhe një mjet tip Ford.
Siç shihet në pamjet, Audi është shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa Fordi është përmbysur anash rrugës.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmën e duhut mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi