“Nuk ka asnjë politikan që nuk do të kapë drejtësinë”- Indrit Sefa: Qeveria ka të gjitha mekanizmat për ta luftuar korrupsionin s’i nevojitet komisioni ‘Xhafaj2’
Avokati Indrit Sefa është shprehur se qeveria i ka të gjitha mekanizmat për të luftuar korrupsionin dhe se nuk i nevojitet një komision.
Ai u shpreh në studion e emisionit ‘Open’ se fakti që qeveria po ngre një komision Xhafaj2 do të thotë që “disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”.
“Sot qeveria duhet të krijojë ambientet e nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë. Unë e kam parë që në fillim ngritjen e këtij komisioni anti-korrupsion, asgjë nuk thotë, gjithçka e rrëmujshme.
Qeveria të krijojë kushtet, të mbështesë infrastrukturën e institucioneve të drejtësisë. Këta ekspertët që u morën me reformën në drejtësi sot i ke pjesë të institucioneve, nga Gjykata Kushtetuese e kështu me radhë.
Të gjithë politikanët duan ta kapin drejtësinë. Fakti që kanë ngritur një komision Xhafaj2 tregon se disa gjëra i paskan shpëtuar kësaj mazhorance për të kapur të gjithë drejtësinë”, tha Sefa.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi