“Njësoj sikur të humbje virgjërinë”, piloti rrëfen debutimin në MotoGP
Postuar: Mars 15, 2024 | 15:11
Në këtë sezon të MotoGP debutoi edhe piloti 19-vjeçar spanjoll Pedro Akosta. Ai garon me skuadrën Red Bull Tech3 dhe në garën e parë sezonale ai u klasifikua në vendin e 9-të. Një debutim pozitiv për pilotin e ri spanjoll, duke treguar talent në pistë e rivalizuar me më të mirët.
Për disa momente ai dueloi për vendin e katërt me Mark Markez, por në fund Pedros iu desh t’i dorëzohej degradimit të gomave Mishelin. Në një intervistë për “DAZN”, piloti spanjoll kujton garën e parë në MotoGP:
“Si ishte debutimi im? Fantastik, gjithçka ishte aq e bukur si për herën e parë. Nuk mund të kishte shkuar më mirë se kaq. Ishte si kur të humbisje virgjërinë. Gjithçka duket se shkon mirë dhe më pas ngatërrohesh diku tjetër. Bëra shumë parakalime si në ditët e Moto3, kur e nisja nga vendet e fundit dhe u gjenda përpara në disa xhiro. Në fund pësova degradim të gomës së pasme, por unë jam ende i lumtur”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi